Ronaldo: Kur fiton Barça, fitoi Mesi. Kur humbet, fajtor Kutinjo! E padrejtë!

0

Ronaldo Nazario da Lima është ndalur të flasë mbi disa çështje që “brejnë” opinionin sportiv këto ditë. Legjenda braziliane ka folur për kritikat mbi Nejmar dhe lidhjen me një kalim te Reali. Gjithashtu preku edhe çështje si Vinisius apo sezoni i dështuar i Realit. Ai e mbylli me një koment për mrekullinë e Liverpulit ndaj Barcelonës.

Nejmar- “Çështja Nejmar po zagjtet disa vite me radhë. Sigurisht zërat për Realin nuk mungojnë, por nuk besoj të jenë të vërteta. Çdokush dëshiron ta ketë atë, por nuk është në merkato. Është kritikuar shumë, por kështu e ka futbolli, ka edhe padrejtësi dhe nuk mund të bëjmë asgjë. E shoh atë si një fëmijë shumë inteligjent, një talent i jashtëzakonshëm. Shpresoj që të ketë vazhdimësi.”

Vinisius- “Do të dëshiroja ta kisha atë në Vajadolid, por në nuk mund ta paguajmë pagën e tij. Nëse do të vinte do e mirëprisnim shumë mirë. Real ka bërë disa përforcime shumë të mira me të rinjtë që kanë ardhur.”

Sezoni “i djegur” i Realit- “Tifozët e Realit janë shumë kërkues. Duan të fitosh gjithmonë, por kjo nuk është e mundur. E kam thënë këtë në Madrid edhe kur isha lojtar. Nuk duhet bërë dramë.”

Liverpul- “Ndeshjen e parë ata ishin një ekip i mrekulluaeshëm me lojtarin më të mirë në Botë, Mesin. Në ndeshjen e dytë kam dëgjuar se fajtor është Valverde dhe Kutinjo, Mesi jo. Është e padrejtë. Intensiteti i Liverpulit ‘e mbyti’ Barcelonës, gjithsesi mendoj se me pak fat katalanasit mund të kishin shënuar në pjesën e parë”, përfundoi legjenda braziliane.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.