Mario Manxhukiç është një ndër lojtarët më të vlerësuar te Juventusi, të paktën nga trajneri Masimiliano Alegri. Gjithsesi, me largimin e teknikut livornez, të njëjtën rrugë mund të ndjekë dhe sulmuesi kroat.
Spekulimet e para kanë nisur me Borusian e Dortmundit në “pole-position”. Madje, në lidhje me këto zëra ka folur edhe drejtori Vatzke, i cili nuk e mohoi një transferim të mundshëm. “Kemi disa ide në merkato. Sa për Manxhukiç, ai momentalisht është te Juventusi, por nuk mund të përjashtoj asgjë”, përfundoi shkurt drejtori i Dortmundit.
Rikthimi në Bundesligë është projektuar dhe pas Bajernit të Mynihut e Volfsburgut, duket se gjiganti kroat do të veshë dhe fanellën e verdhezinjve nga “Westfalenstadion”.