Humbi titullin në sekondat e fundit, zbulohen fjalët e Fergusonit pas ndeshjes

0

Mançester Junajtid, në sezonin 2011/12 e humbi titullin kampion në Premier Ligë vetëm në sekondat e fundit, kur Kun Aguero i dha fitoren 3-2 skuadrës së Mançester Sitit. Junajtid e bëri detyrën kundër Sandërlendit, duke fituar 1-0, por Siti u shpall kampione e Anglisë, vetëm falë golaverazhit.

Për këtë ditë historike të futbollit anglez, ka folur ish-mesfushori i Mançester Junajtid, Tom Kleverli, i cili ka zbuluar dhe fjalët e Ferguson në dhomat e zhveshjes: “Nuk mund të shkonte më keq. Nuk isha i grumbulluar në ndeshjen e fundit kundër Sandërlendit dhe nga tribuna, isha shumë i stresuar. Kur Xheko barazoi 2-2, ma ndjeu zemra se nuk ishte e shkruar që ne të shpalleshim kampionë.

Aguero i jep titullin kampion Manchester City, ne sekondat e fundit te takimit kunder QPR

Zbrita menjëherë nga tribuna drejt dhomave të zhveshjes, kur Aguero shënoi. Kishte disa TV në ambientet e stadiumit dhe kur dëgjova komentatorin teksa bërtiste: “Agueroooo”, gjithçka u errësua. Nuk doja ta besoja dhe shkova drejt e në dhomat e zhveshjes. Nuk do ta harroj kurrë atë moment. Ferguson po thoshte: “Iu kam thënë! Ja pse duhet të fitonim me shumë gola, të ishim të pamëshirshëm. Duhet të vrisnim kundërshtarët, humbëm nga golaverazhi! E pabesueshme!”, tha ai dhe ne lojtarët nuk kishim guxim as ta shikonim në sy. Ai ishte një fitues i vërtetë dhe nuk u dorëzua deri sa e fitoi titullin, më pas u largua i lumtur nga bota e futbollit”, përfundoi ish-mesfushori.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.