Humbi garën nga penalizimi 5 sekondësh, shpërthen Fetel: Vendim absurd!

Gara e sotme e Formula 1 në Montreal, Kanada, pati shumë polemika dhe një podium surprizë. Sebastian Fetel, piloti i Ferrarit, e kaloi finishin e pari, por një penallti prej 5 sekondash bëri që ccmimi i madh i Montrealit t’i jepej Hamilton, duke zbritur pilotin gjerman në vend të dytë.

Pas garës, Fetel foli hapur: “Ishte një vendim absurd, urime Hamiltonit. Momenti ishte i pashmangshëm, nuk mund të dilja nga pista. Hamilton ishte pas meje dhe ndodhi incidenti që ndodhi. Makina ime u dëmtua më shumë, kisha shumë rërë në gomat e mia. Gjithsesi, e kaluam finishin të parët.

Jam shumë krenar për skuadrën sot, pasi na u desh të përfundonim garën duke shtrënguar dhëmbët”, përfundoi Fetel. Edhe pse u dënua me 5 sekonda, Fetel ishte shumë pranë në kohë me Hamilton, me këtë të fundit që triumfoi vetëm me 3 sekonda më i shpejtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online