Çudia e Lotitos, ujë e sheqer portierit dhe… mrekulli!

Salernitana ia doli mbanë të mbijetojë në Serinë B, duke mundur me 11-metërsha Venecian, pas barazisë totale pas 210 minutave futboll në dy ndeshje.

Vendimtar portieri i Salernitanës Mikai, i cili priti 2 penallti, por pas ndeshjes u zbulua një prapaskenë e pabesueshme, sepse portieri mund të mos ishte fare te penalltitë, po të mos ishte për presidentin e Lacios dhe njëkohësisht të Salernitanës, Klaudio Lotito.

Ky i fundit ishte në Venecia dhe në pushim të ndeshjes shkoi në dhomat e zhveshjes për t’i dhënë zemër skuadrës, por u gjend para një situate të papritur. Portieri Mikai kishte marrje mendsh dhe donte të ndërrohej, por Lotito bëri “magji”, duke u dhënë një gotë ujë e sheqer dhe duke e bindur të zbriste në fushë.

Pas ndeshjes Lotito tha: “Bravo skuadrës, nuk u shpërbë as pas 1-0. Nuk e meritonim të binim. Tifozët mund të më sulmojnë, por nuk ka rëndësi, sepse edhe në verë vesh një pardesy që nuk lejon të më futet në trup asnjë fjalë.

Ka qenë një sezon i vështirë, me dëmtime, pezullime e gjithçka tjetër. Sot për shembull Mikai kishte marrje mendsh, zbrita në dhomat e zhveshjes dhe i këshillova ujë e sheqer, sepse ishte një rënie e lehtë tensioni dhe duke qenë se kam studiuar për mjekësi, e dija që nuk ishte asgjë serioze“.

Edhe trajneri Leonardo Menikini, ish-Tirana, konfirmoi pas ndeshjes: “Merita është e Lotitos, sepse në pushim i dha ujë e sheqer dhe e bindi të luante“.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online