Hazard: Higuain “vrasës” brenda zonës. Siti? Ata topin, ne u shënojmë dy gola!

Çelsi fitoi në fundjavë kundër Hadërsfilldit me rezultatin 5-0 dhe Eden Hazard ishte autori i një dygolëshi. Përgjigje e mirë ndaj kritikave të kohëve të fundit për lojtarin belg, i cili është ndalur te ndeshja e radhës kundër Mançester Sitit dhe sulmuesi Gonzalo Higuain.

Në një prononcim për “Chelsea TV”, Hazard analizon duelin kundër ekipit të Guardiolës dhe vlerëson shumë sulmuesin argjentinas. Pipita ndryshon shumë me Zhiru dhe fantazisti ka besim se Higuain, i cili gjeti dygolëshin e parë me “Blutë e Londrës”, do të shënojë dhe shumë të tjerë në vazhdim..

SITI – “Do të jetë një ndeshje ndryshe nga ajo e para dy muajve. Ata do të zotërojnë topin, Siti ka këta lloj futbollistësh, të cilët luajnë bashkë dhe ndërtojnë aksione korale. Ne do të mbrohemi mirë dhe më pas do të shënojmë një ose dy gola. Na pret një muaj i vështirë, por ne jemi Çelsi dhe mund të mposhtim çdo kundërshtar.”

HIGUAIN – “Ai është padyshim një sulmues shumë i fortë. Luan më pak brenda zonës krahasuar me Zhiru, por ka një kontroll të mirë të topit dhe i pëlqen të luajë me një takim. Gonzalo është një futbollist shumë inteligjent dhe brenda zonës është i pabesueshëm. Mendoj se ai do të shënojë me të vërtetë shumë gola.”

Elozhe për Pipitën ka thënë dhe Ngolo Kante. Mesfushori dhuroi dy asistet e dygolëshit të Higuaini dhe vlerëson shumë faktin që ai i njeh mirë kërkesat e Sarrit dhe e ka të qartë punën që duhet të bëjë ekipi për të mbërritur te fitorja.

Unë kërkoj t’i shërbej sulmuesve në mënyrën më të mirë të mundshme dhe kjo është pjesë e rolit tim. Jam i lumtur për dy asistet. Gonzalo e ka të qartë se çfarë kërkon trajneri dhe e kupton se çfarë duhet të bëjë ekipi”, përfundon kampioni i botës në fuqi me Francën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online