Hamburgu ka njoftuar sot shkarkimin e trajnerit Kristian Tic dhe ardhjen në krye te bankinës të ish-trajnerit të Shtutgartit, Hanes Volf. Ky vendim i drejtuesve të klubit Gjermania e veriut ka çuditur shumë vetë, pasi skuadra ka zhvilluar një sezon brenda pritshmërive, ku pas 10 javësh kampionat në Bundesligën.2 ndodhet vetëm dy pikë larg kreut në vendin e pestë të renditjes.
Tic erdhi në krye të stolit të Hamburgut në fillim të muajit mars, i promovuar nga ekipi B, skuadër në të cilën e drejtonte prej tri vitesh. Një nga vendimet e para të 47-vjeçarit ishte përjashtimi nga stërvitja e kapitenit të kombëtares shqiptare Mërgim Mavraj dhe mesfushorit brazilian Uallas.
Në një intervistë për “BILD” në muajin shtator, futbollisti shqiptar u shpreh se ende nuk ka marrë asnjë shpjegim për masën drastike që u mor drejt tij nga tekniku gjerman.
HSV trennt sich von Trainer Titz –
Hannes Wolf übernimmt.Zur Meldung ? https://t.co/hWLvaJLNsG pic.twitter.com/xXeSKLOSA0
— Hamburger SV (@HSV) October 23, 2018