Gripshi: Europën e kemi më lehtë nga Kupa, kundër Kukësit për të fituar

Mesfushori anësor i Skënderbeut, Nazmi Gripshi ka bërë disa ndeshje të mira në javët e fundit, madje ishte ai që i dha një pikë Skënderbeut kundër Teutës, pasi shënoi golin e barazimit në sekondat e fundit. Sot, Gripshi ka folur për “RTSH Sport”, ku ka folur për çështjen e CAS-it, ndeshjen kundër Kukësit dhe shanset që ka Skënderbeu për të arritur Europën.

DËNIMI I KAMZËS – “Besoj se na favorizon, për shkak se do të jemi më të freskët kundër Kukësit. Kupa e Shqipërisë është një opsion më i mirë për të kapur Europën, duke qenë se është një rrugë më e shkurtër”.

DËMTIMET – “Besoj janë të gjithë të gatshëm, por nuk e di gjendjen e Abazit, pasi ka munguar në stërvitje. Shpresoj që të rikthehet dhe ai, që të jemi të plotë”.

NDESHJA KUNDËR KUKËSIT – “Në ndeshjen e radhës do të mundohemi të bëjmë më të mirën, të bëjmë atë që na kërkon trajneri. Shpresojmë të dalim me sukses. Besoj se te mënyra e lojës, do të jemi më të përqëndruar në prapavijë, pastaj edhe do të shënojmë.

CAS – “Sa i takon CAS-it, e dinë drejtuesit e klubit. Ende nuk na kanë thënë ndonjë gjë se çfarë do të ndodhë, prandaj ne fokusohemi te fusha e futbollit”, përfundoi Gripshi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online