Sezoni që sapo u mbyll i Champions Ligës ishte ndër më emocionuesit e viteve të fundit. Finalja ishte e vakët dhe shumë taktike, por ndeshjet paraardhëse dhuruan gola të bukur dhe përmbysje të çmendura.
Tifozët kanë votuar golin më të bukur të kompeticionit më të rëndësishëm për klube në këtë sezon dhe zgjedhja nuk ka qenë aspak rastësi. Leo Mesi është shpallur fitues me perlën kundër Liverpulit në gjysmëfinalen e parë.
Ylli i Barcelonës ishte i papërmbajtshëm në ndeshjen e 1 majit. Magjitë e argjentinasit nuk kishin fund, ndërkohë që shënoi edhe dy gola. I dyti personal ishte një kryevepër. Mesi pikturoi një të majtë nga goditja e dënimit, që përfundoi në trekëndëshin e brazilianit Alison.
Barça fitoi 3-0, por Liverpuli i Klopit ka shtatë shpirtra. The Reds përmbysën gjithçka në ndeshjen e kthimit, duke fituar 4-0. Anglezët avancuan në finalen e madhe, aty ku triumfuan 2-0 kundër Totenhemit të Poçetinos dhe dërguan kupën me veshë të mëdhenj për herë të gjashtë në histori në Anfield.
OFFICIAL: Lionel Messi’s free-kick against Liverpool has been voted as the 2018/19 Champions League Goal of the Season. pic.twitter.com/1lAiI6ndNV
— Squawka News (@SquawkaNews) June 4, 2019