Mesi i pakënaqur: Nuk jam në nivelin e duhur!

Argjentina triumfoi pastër një natë më parë ndaj Venezuelës, teksa mposhti këta të fundit me rezultatin 0-2. Kapiteni Leo Mesi foli pas sfidës, duke deklaruar se nuk i pëlqen loja që po zhvillon dhe se nuk e sheh veten brenda pritshmërive.

Gjithashtu, “pleshti” foli edhe për ndeshjen e radhës, gjysmëfinalen ndaj Brazilit, ku u shpreh se është një sfidë e barabartë.

“Niveli im nuk është më i miri, po luaj ndryshe nga çfarë prisja. Gjithsesi, të tilla janë ndeshjet në këto kompeiticione. E rëndësishmja është që kemi fituar.

Është e vështirë të përcaktosh favoritë në një ndeshje Brazil-Argjentinë, sidomos në situatën që është Copa America, që gjithçka është thuajse e barabartë. Brazili luan në shtëpi dhe do ta bëjë më të mirën përpara tifozëve të tij. Kanë kohë me këtë projekt dhe me këto lojtarë. Do të jetë ndeshje e barabartë.

E respektoj Brazilin. Vijnë nga një ndeshje e vështirë ndaj Paraguajit, ku vrapuan shumë. Kanë lojtarë që mund të ndryshojnë fatet e një ndeshje.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online