Gjysmëfinalet në syrin e Murinjos: Më vjen keq për Ajaksin…

0

Trajneri i famshëm portugez, Zhoze Murinjo, ka qenë një nga analistët më të ndjekur në këtë sezon për Champions League dhe me deklaratat e tij, shpeshherë përbën lajm. Për gjysmëfinalet e kthimit, Mou tha:

E di që të Liverpuli në “Anfield” është një skuadër thuajse e patheyshme, por Barcelona e ka siguruar finalen, madje mendoj se do të shënojnë edhe në fushën e Liverpulit. Salah humbi një shans të artë në minutat e fundit dhe në 3-1, situata mund të ishte ndryshe, por 3-0 mbetet 3-0.

Ajaksi? Duke parë atë që kanë treguar këtë sezon, janë më mirë në ndeshjet jashtë shtëpie. Kanë një ngërç psikologjik në “Johan Cruyff Arena” dhe kjo gjë mund të shfrytëzohet mjaft mirë nga Totenhemi. Edhe pse pa Kejn, mendoj se Poçetino ka një shans të artë për të arritur finalen, pasi ekipi i tij mund të fitojë në Holandë”, përfundoi portugezi.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.