Derbi i titullit, Partizani publikon çmimet e biletave

Klubi i Partizanit ka njoftuar tifozët mbi çmimet e biletave për përballjen derbi kundër Tiranës, takim ky që do të zhvillohet ditën e diel, ora 16:30.

“Demat” kanë mundësinë të shpallen kampion të Kategorisë Superiore pas 26 vitesh pritje dhe për këtë ky derbi merr një rëndësi akoma dhe më të veçantë.

Për të qenë të pranishëm në këtë ndeshje, tifozët e të dyja skuadra do të duhet të “kolliten” pak më shumë se në përballet e mëparshme.

Biletat për në tribunat A1 A2 DHE B1, B2 do kushtojnë 2500 lekë (të reja), ndërsa çdo tribunë tjetër do të ketë një çmim prej 500 lekësh (të reja). Shitja e biletave do të fillojë ditën e nesërme  në biletarinë në stadiumin “Selman Stërmasi” nga ora 10:00 deri në 19:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online