Gjoba e një paralajmërim: Tirana, Partizani e Kamza “viktimat”

Komisioni i Disiplinës është mbledhur dhe ka marrë vendimet për parregullsitë e shfaqura në javën e gjashtë të Superiores. Ndeshja derbi prodhoi problematika, teksa u ndezën dhe u hodhën brenda rrethimit mjete piroteknike.

Tirana dhe Partizani janë gjobitur me shumën e 1 milion lekëve të vjetra. Ndërkohë që Kamza është klubi tjetër për të cilin Disiplina është mjaftuar me një paralajmërim pas ndeshjes me Laccin.

VENDIMET E DISIPLINËS
-KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve , në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000(njëqindmijë) lek.

-FK “Partizani” për sjellje të gabuar të spektatorëve , në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000(njëqindmijë) lek.

-KF “Kamza”, paralajmërohet se në rast përsëritje të dështimit të përmbushjes se detyrimeve në organizimin e ndeshjes, do të jetë subjekt i penaliteteve të Kodit të Disiplinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online