Gjimshiti i fundit në preferencat e prapavijës, por statistikat…

0

Te Atalanta, trajneri Gasperini ka implementuar skemën me tri qendërmbrojtës dhe deri më tani, gjithçka ka funksionuar për bluzinjtë. Tekniku italian ka 5 qendërmbrojtës të aftë për të luajtur titullar në këto tri pozicione dhe duket se ky është çelësi i suksesit te Atalanta.

Palomino, Toloi, Masielo, Mançini dhe mbrojtësi kuqezi, Berat Gjimshiti janë alternativat e prapavijës. Në listën e Gasperinit, Gjimshiti është i fundit, por në ndeshjet që shtatlarti kuqezi ka luajtur titullar, Atalanta ka marrë rezultate pozitive. Të mos harrojmë se 25-vjeçari edhe ka shënuar një gol, atë përballë Interit.

Mbrojtësi kuqezi duket se është lodhur nga zgjedhjet e trajnerit Gasperini, i cili pavarësisht paraqitjeve pozitive të Gjimshitit, nuk e preferon në formacion. Kjo gjë po e largon 25-vjeçarin nga Atalanta dhe me interesim nga Beshiktashi, me shumë gjasa do të largohet në kampionatin turk.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.