Shtutgarti “hap thesin” për një talent turk, Bajerni fshihet nga pas?

Ditën e djeshme, klubi i Shtutgartit zyrtarizoi transferimin e talentit Ozan Kabak nga Gallatasaraji. Kampionët e Turqisë përfituan 12 milionë euro nga shitja e 18-vjeçarit, i cili është një ndër talentet më premtues që ka nxjerrë akademia e klubit nga Stambolli.

Ndërkohë, media gjermane “Kicker” ka nxjerrë së fundmi një lajm të bujshëm, ku raporton se mbas këtij transferimi relativisht të shtrenjtë për financat e Shtutgartit, fshihet Bajerni i Mynihut. Sipas revistës gjermane, Bajerni  ndërhyri në këtë transferim dhe e projektin të riun turk si pjesë të tyre, gjithmonë nëse ky i fundit arrin të përbushë pritshmëritë e tyre gjatë viteve të parë me Shtutgartit.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Bajerni përfshihet si palë e tretë. Një rast shumë i ngjashëm ka ndodhur me Serzh Gnabri, të cilin Verder Bremen e bleu nga Arsenali pas garancisë së kampionëve të Gjermani, ndërsa më pas Bajerni në pronësi kartoni e tij për tetë milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online