Kaizerlautern një emër i madh i futbollit gjerman është në një situatë të vështirë financiare. Klubi i njohur militon në divizionin e tretë për nga rëndësia, Bundesliga.3, një kampionat tërësisht profesionist.
Borxhet e shumta të klubit po bëheshin pengesë për licencimin e skuadrës. Federata gjermane nuk pranoi të bënte përjashtime për Kaizerlautern dhe klubi rrezikonte të dënohej me zbritje dy kategori më poshtë.
Fatmirësisht një emër i madh i futbollit gjerman i ka ardhur në ndihmë klubit në nevojë. Bëhet fjalë për Bajernin e Mynihut. Kampionët e Gjermanisë pranuan të zhvillonin një ndeshje miqësore me Kaizerslautern. Të gjitha të ardhurat nga stadiumi i mbushur plot shkuan në ndihmë të vendasve.
Së fundmi mediet gjermane raportojnë se 750 mijë eurot e arkëtuarat nga biletat e miqësores kanë rezultuar vendimtare në procesin e licencimit, pra Kaizerslautern do të vazhdojë të mbetet pjesë e futbollit profesionist në Bundesligën e tretë.