Giampaolo drejt zyrtarizimit, ja si do luante Milani i tij

Emërimi i Marko Xhampaolos në postin e trajnerit të Milanit duket çështje ditësh, apo edhe orësh, ndaj mediat në Itali mundohen të analizojnë si do luajë Milani i ardhshëm.

Gazzetta dello Sport shkruan se trajneri abrucez do të ndahet zyrtarisht nga Sampdoria këtë javë dhe ndërkohë analizon organikën aktuale të Milanit, për të parë cilët lojtarë përshtaten për skemat e trajnerit të ri.

SKEMA – E sigurt është që Milani i ri do të ndryshojë skemë, sepse me Xhampaolo do të kalojë nga 4-3-3 në 4-3-1-2. Në këtë sistem loje, Paketa do të luajë pas 2 sulmuesve. Probleme të mëdha do të hasnin anësorët e Milanit, Çalhanoglu, Suso, Kastijeho e Borini, sepse duhet të ndryshojnë mëyrë loje, ndërkohë që 2 prej tyre me shumë gjasa do të shiten, nëse vijnë oferta. Në pikëpyetje edhe Rodrigez, sepse zvicerani nuk është tipi i mbrojtësit që preferon Xhampaolo, i cili mund të rigjallërojë fatkeqin Konti, i cili është ndalur nga dëmtime të rënda.

SULMI DHE MERKATOJA – Me kalimin te skema me dy sulmues do të gjente më shumë hapësirë Kutrone, krah Piatek. Në mungesë të një regjisti dhe pamundësisë për të shpenzuar shifra të mëdha, mund të kthehet i rëndësishëm Bilja, ndërsa nga Sampdoria Milani mund të blejë qendërmbrojtësin 23-vjeçar Joakim Andersen dhe mesfushorin 25-vjeçar Denis Praet. Të dy janë të rinj dhe të talentuar, me hapësira të mëdha përmirësimi, ndërsa Samp kërkon rreth 40 milionë për ta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online