Akuzat për përdhunim, të reja të tjera në çështjen “Nejmar”

Akuzat për përdhunim nga ana e futbollistëve të famshëm janë shtuar dhe rasti i fundit preku brazilianin Nejmar. Sulmuesi i PSG-së u akuzua nga një femër që e ka denoncuar për një ngjarje të 15 majit.

Denoncimi është regjistruar në Sao Paulo dhe femra akuzuese ka deklaruar se e ka njohur Nejmar në Instagram. Lojtari ka mohuar akuzat, madje ka publikuar edhe fotot intime që vajza i dërgonte.

Megjithatë, një ndryshim i rëndësishëm ka ndodhur. Një prej avokatëve të vajzës është tërhequr. Hoze Edgard da Kunha Bueno ka vendosur të braktisë çështjen , duke pohuar se vajza ka gënjyer në rrëfimin e saj.

Me anë të një letre të publikuar nga Jornal Nacional, avokati zbulon se në denoncimin e bërë në polici janë ndryshuar disa fakte të ngjarjes. Në fillim vajza kishte denoncuar faktin që ishte viktimë e një sulmi, ndërsa më pas kishte dalë rasti i përdhunimit.

Vetë ajo e pranon lidhjen, por insiston se Nejmar ka qenë i dhunshëm gjatë marrëdhënieve seksuale. “Nga zemërimi apo hakmarrja, vajza ka shkruar në denoncimin e saj fakte në mosmarrëveshje me realitetin”, është shprehur avokati i tërhequr nga kjo ngjarje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online