Gega: Jemi klubi më me shumë histori në Shqipëri, çështja Trashi është zmadhuar

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, ka folur para gazetarëve në daljen për shtyp që i paraprin takimit që kryesuesit e Superiores kanë ndaj kampionëve në fuqi të Skënderbeut. Tekniku tropojan foli mbi kundërshtarin, pezullimin e Trashit dhe objektivat e klubit e kuq.

TRASHI – Jam i kënaqur që në konferencat e mia, për aq kohë sa kam qenë trajner është folur për grupin, ecurinë  e mirë, për mospësimin e golave, për aktivizimin e të rinjve. Dëshiroj që e vërteta të shkojë aty ku duhet dhe që të mos abuzohet. Nga momenti që kam ardhur këtu, atë ditë që jam prezantuar, nuk kam premtuar as Kupë dhe as kampionat, por kam premtuar vetëm diçka, që gjërat do të funksionojnë me rregulla. Do të hymë në një epokë të re dhe të jemi të ndërgjegjshëm për fanellën që përfaqësojmë. Deri pas ndeshjes me Luftëtarin, gjërat kanë funksionuar në mënyrë perfekte. Kam preferuar që të kem lojtarë të disiplinuar dhe korrekt. Edhe Trashi nuk është i larguar, është pjesë e jona. I dhashë besimin që të jetë kapiten, por për një moment e harroi diçka të tillë. Është zmadhuar pak kjo situatë. Është një lojtarë me vlera, ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm, megjithatë në momentin që gaboi klubi do të marrë qëndrim, siç kemi bërë.

RIKTHIMI “Nuk ka si të rikthehet, pasi nuk është larguar asnjëherë. Është stërvitur i diferencuar, pasi ka pasur probleme te tij, pasi nuk pushon që prej qershorit asnjë minutë. I kemi dhënë kohë që të pushojë dhe të reflektojë, diçka që e ka bërë, pasi ka kërkuar ndjesë para ekipit dhe klubit. Kam besim se shumë shpejt do të jetë së bashku me pjesën tjetër të grupit”.

NDESHJA ME SKËNDERBEUN – Ne jemi të parët  dhe arsyeja është se ka funksionuar grupi. Nuk ka pasur diferenca dhe jemi munduar që të mbështesim njëri-tjetrin. Nuk kemi pasur shumë probleme fizike. Afrimet e reja janë aranzhuar sa më parë. Nuk e kisha parashikuar që do ishim në vendin e parë, e kisha parashikuar që do punohet mirë dhe do marrim 100% nga çdo lojtarë. Sot jemi para një fakti të tillë që jemi në vendin e parë. Nuk është surprizë, pasi ne jemi Partizani dhe klubi ynë ka një histori shumë më të madhe se Skënderbeu dhe se çdo klub tjetër në Shqipëri. Është ndeshja e radhës që duhet vlerësuar dhe jemi gati që ta tregojmë në fushë këtë gjë.

AVANTAZHI – “Njerëzit shikojnë detajet dhe analizojnë ekipet e kundërshtarin. Skënderbeu është një ekip kampion që duhet të respektohet, pasi ka kampion. Ne po punojmë, pasi kemi dhe tre ditë në dispozicion. Do mundohemi që të shfrytëzojmë dobësitë  e tyre”.

PEZULLIMI – “Mënyra se si mund të penalizohet një lojtar është puna e një klubi. Mua më intereson klubi dhe ne nuk tolerojmë kushdo qoftë. Trashi është një lojtar me shumë vlera dhe skuadra ka nevojë për të. Duhet të mbajmë të njëjtin standard për të gjithë. Trashi është në klub, mund të ketë dhe dëmtime, por kemi kualitet që ta kompensojmë”.

DËMTIMET- “Çdo dëmtim apo largim e lëndojnë ekipin dhe nuk është i kënaqur askush nga kjo situatë, por unë nuk e shoh dramatike. Grupi funksionon mirë. Do të vazhdojmë rrugën e ndjekur. Hoxha ka dhe tre seanca në dispozicion, kemi dhe Xhikën dhe do shohim se kush do të jetë zgjedhja. Nëse Hoxha nuk është në 100% nuk  na leverdis që të rrezikojmë”.

FITORJA- Unë besoj se 3 pikët në këtë ndeshje janë shumë të rëndësishme, për të mbajtur këtë ritëm dhe të kemi vazhdimësi. Për të arritur këtë, duhet të prodhojmë lojë. Nuk besoj se është diçka direkte me Skënderbeun. Kampionati merret duke menaxhuar çdo ndeshje, pasi kundër Skënderbeut ne vetëm 3 pikë mund të marrim në këtë sfidë, asgjë më tepër. Dua që përveç Skënderbeut duhet të vlerësohet çdo kundërshtar, pavarësisht se në çfarë pozicioni ndodhet në klasifikim. Edhe me Kastriotin jemi vënë në vështirësi ashtu dhe me Luftëtarin. Unë i shoh të gjithë kundërshtarët si rivalë direkt”.

GJICI – “Partizani del kampion nëse e mbajnë gjunjët deri në shkurt? Safeti është një presidenti i suksesshëm, është perceptimi i tij. Futbollin e percepton në mënyrën e tij”.

MERKATO – “Unë nuk punoj vetëm, pasi kam dhe një staf. Idetë ndahen dhe perceptohen dhe them se është rruga më e mirë, që klubi të mos harxhojë shuma, kur nuk ka shumë diferenca. Do të kemi dhe lojtarë të tjerë të rinj shumë shpejt, por duan kohën e tyre, pasi jemi vetëm në fazën e parë. Ata që janë në ekipin B dhe se po vëzhgohen nuk kanë shumë diferencë me ata që kanë ardhur me bujë”.

PEZULLIMI I TRASHIT – “Të jem i sinqertë nuk e shohim si diçka të rëndë në klub. Është thjesht një çështje disiplinore që ndodh edhe në klubet më të fuqishme në Europë. Për fat të mirë secili e kuptuar pozicioni e vet. Çdo lojtar ka përgjegjësitë e tij personale karshi klubit e trajnerit. Trashit i kam dhuruar shiriti pasi kam besuar tek ai dhe vazhdoj të besoj tek ai sepse është një lojtar me vlera. Asnjë prej lojtarëve si ka kthyer kurrizin. Sot pa Trashin kemi shumë përgjegjësi, kemi tifozë që na presin dhe duhet të jemi të gatshëm”

VENDI I DYTË, SUKSES APO DËSHTIM ? – “Është klubi që vendos klubet dhe kërkesat në bazë të objektivave që ka. Ne po luftojmë që të marrim suksesin që sot, por Partizani do shkoj për përpara me Skënder Gegën ose pa Skënder Gegën, besoj se klubi do bëjë vetëm progres. Nëse marrim vendim e parë është një gjë pozitive, ndërsa nëse dalim të dytët do bëjmë një analizë për të parë kontributin e secilit”.

RËNDËSIA E NDESHJES – “S’kemi rrugë tjetër, nesër duhet të fitojmë. Gjithsesi kemi edhe rreth 30 ndeshje të tjera, nëse nuk i menaxhojmë mirë, zbehet rëndësia e kësaj fitoreje. Nëse fitojmë është një shtytje shumë e madhe. Nëse humbim duhet t’i futemi punës për t’u kthyer si më parë” përfundoi Gega.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online