Gatuzo: S’jam i zemëruar me Kesin, ja çfarë donte të bënte Galiani pas sherrit tim

Milani do të luajë nesër në transfertë përballë Sampdorias, në një ndeshje tepër të rëndësishme që duhet fituar nga kuqezinjtë. Xhenaro Gatuzo është ndalur te çështja e Kesi. Afrikani pati një përplasje me Lukas Bilja në stol gjatë derbit kundër Interit.

Një skenë e shëmtuar, por nervat e lojës bëjnë të veten. Lojtarët kërkuan falje, ndërsa Milani gjobiti Kesin me 40 mijë euro gjobë. Trajneri është një person që ka bërë shumë sherre të tilla kur ishte lojtar. Ai nuk i mban mëri mesfushorit dhe e cilëson çështjen të mbyllur.

Nuk jam i zemëruar me Kesin. Episodi është mbyllur dhe nuk ka asnjë problem. Ajo që ka rëndësi në një skuadër është respekti që çdokush duhet të ketë për të tjerët, për të gjithë. Tani është e kotë të vazhdojmë të flasim për këtë temë. Të dy lojtarët nuk bënë bisht. Ky është një sinjal pozitiv, do të thotë që mund t’i arrijmë objektivat tanë”, thekson Gatuzo.

Rino i rikthehet edhe njëherë episodit në ndeshjen e Champions Ligës kundër Totenhemit në vitin 2011. Miqtë fituan me një gol të Krauç, ndërsa në fund shpërtheu një sherr i madh. Protagonisti? E kush tjetër, përveçse “luftëtarit” të mesfushës.

Gatuzo kapi prej fyti Xho Xhordan, trajnerin e dytë të “Spurs”, i cili kishte luajtur me Milanin në vitet ’80. U desh ndërhyrja e lojtarëve të tjerë që të qetësohej sadopak një “bishë” si Xhenaro Gatuzo, atë periudhë kapiten i kuqezinjve.

Kam gabuar edhe unë në karrierë si futbollist, si në rastin me Xhordan (në ndeshjen me Totenhemin). Kam vënë fytyrën time përpara dhe kam paguar shtrenjtë gabimet. Gjithmonë kam marrë përgjegjësitë e mia dhe klubi masat e veta. Pas ndeshjes Milan-Totenhem, luanim në Verona kundër Kievos. Unë isha kapiten atë periudhë dhe Galiani donte të më hiqte shiritin. Dëshironte të jepte një sinjal, por skuadra e kundërshtoi”, përfundon trajneri i “Djallit”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online