Llapi i Batatinës e nis me “poker”, Drita i falet Shabanit

Llapi është treguar i pamëshirshëm kundër Lirisë, teksa ka fituar në Prizren me rezultatin 0-4. Fiton edhe Drita kampionë në fuqi dhe e bën në shtesë kundër Ferizajit me shifrat 1-2. Llapi rimerr pozicionin e dytë dhe shpreson që Prishtina të gabojë këtë javë, kurse gjilanasit “blindojnë” vendin e katërt në klasifikim.

Në Prizren Llapi bëri një ndeshje të mirë dhe me Tahir Batatinën në stol arritën të gjenin katër herë rrugën e rrjetës. Ahmed Januzi zhbllokoi sfidën në fraksionin e parë dhe kur kishin mbetur edhe 15 minuta lojë arriti të realizonte edhe golin e qetësisë. Selmani dhe Namani shfrytëzuan shthurjen e skuadrës vendase dhe shënuan edhe dy gola të tjerë.

Drita nuk mori një fitore të lehtë. Gjilanasit e panë veten në disavantazh, pasi Dautaj shënoi në portën e mbrojtësi nga bullgari Mario Kirev. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Ferizajit. Dhjetë minuta nga nisja e pjesës së dytë ishte Nuabeze ai që vendosi baraspeshën. Golin trepikësh e realizoi Xhevdet Shabani, i cili befasoi me një goditje nga distanca. Vendasve do t’u bënte edhe një pikë punë, duke parë situatën në renditje.

IPKO SUPERLIGA E KOSOVËS – JAVA 24
E premte, më 29 mars, ora 14:00

Ferizaj-Drita 1-2
Shënues:
Dautaj 26’ / Nuabeze 54’, Xh. Shabani 91’
Liria-Llapi 0-4
Shënues:
Januzi 36’, 76’, Selmani 80’, Namani 84’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online