Ahmataj: Aleksi i rëndësishëm, Skënderbeu skuadër e organizuar

0

Julian Ahmataj pret një rezultat pozitiv në ndeshjen e radhës që Luftëtari luan kundër Skënderbeut.  Gjirokastritët i kanë pikët jetike, ndërkohë që tekniku kryeqytetas vlerëson skuadrën korçare. “Skënderbeu është ekipi kampion në fuqi, është një skuadër e organizuar mirë. Është një ndeshje që duhet ta luajmë drejt. E vlerësojmë kundërshtarin dhe e kemi përgatitur ndeshjen. Do mundohemi të jemi në maksimumin tonë”, shprehet fillimisht Ahmataj para mediave.

Për ndeshjen me gjirokastritët i gatshëm është edhe mesfushori Albano Aleksi. Rikthimi i tij normalisht që e gëzon Ahmtajn, por ai thekson se grupi është ai që e bën skuadrën të mirë. “Çdo lojtar është i nevojshëm për skuadrën, Aleksi është i rëndësishëm. Një skuadër të mirë e bën i gjithë grupi dhe jo një individ”, shtoi ish-mbrojtësi i majtë.

Ahmataj pret që në ndeshjen me Skënderbeun edhe tifozët të jenë të pranishëm në mbështetje të skuadrës. “I falënderoj tifozët për mbështetjen që i japin skuadrës dhe për atmosferën që krijohet në qytet ditët para ndeshjes. Diçka është e sigurt, që të gjithë ne do bëjmë maksimumin”, deklaroi trajneri i Luftëtarit.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.