Gatuzo: Paketa nuk ka çfarë bën i vetëm, po dëgjoj shumë fjalë kafenesh!

Milanin e pret një finale nesër në mbrëmje. Nga ata që duhen fituar me çdo mënyrë ose objektivi Champions komplikohet tmerrësisht shumë. Kuqezinjtë do të vizitojnë Torinon. Ekipi granata renditet tre pikë poshtë Milanit dhe kërkon fitoren e ndeshjes. Një përballje e zjarrtë dhe plot me duele parashikohet, ndërsa Xhenaro Gatuzo karikoi ekipin e tij. Trajneri kërkon reagim dhe… fitore.

TORINO – “Nesër do të luajmë për fanellë, karrierën e lojtarëve dhe gjithë universin e Milanit. Vijmë nga një periudhë e keqe dhe kritikat janë të drejta. Nesër do të përballemi me një skuadër, që na kujton Atalantën. Kanë karakteristika të ngjashme. Kemi nevojë për forcë fizike dhe qartësi. Mbi të gjithë kemi nevojë për diçka që e kemi pasur gjithmonë, por që sot na mungon. Duhet të japim shpirtin në fushën e blertë.”

KARIKIMI– “Nuk i gjuaj askujt me grushte, thjesht duhet të kuptojmë që duhet të jemi të bashkuar dhe të japim edhe më shumë. Le të logjikojmë të gjithë njësoj. Dëgjoj shumë fjalë për të ardhmen time dhe të lojtarëve, por boll. Le të mendojmë vetëm për të ardhmen e Milanit. Në këtë moment jemi shuar të gjithë. Nevojiten fakte dhe rezultate. Diferencën do e bëjë dëshira për të sakrifikuar.”

KRITIKAT – “Po vuajmë në rikuperimin e topit. Nuk po luajmë si skuadër. Nuk jemi të rrezikshëm në sulm dhe as të kujdesshëm në mbrojtje. Po i bëjmë gjerat përgjysmë. Unë i marr përsipër përgjegjësitë e mia. Futbollisti ndryshon nga trajneri. Nuk e them kot që jam përgjegjësi i parë për këtë situatë. Disa lojtarë nuk gjenden në formë të mirë, ndërsa të tjerë harxhojnë kohë duke menduar. Po e paguajmë diçka të tillë, por duhet të tregohemi të afte për t’i marrë maksimumin skuadrës. Dëgjoj fjalë kafenesh sikur lojtarët nuk e ndjejnë fanellën e Milanit, apo sikur nuk e vrasim mendjen fare për objektivat tonë. Është e vërtetë që kemik probleme dhe defekte, por duhet treguar respekt për këta djem.”

PAKETA – “Nuk mund të zgjidhë gjithçka i vetëm ka nevojë për ndihmën e skuadrës. Lukas na ka dhënë një dorë të madhe, por ka nevojë për të gjithë kolektivin.”

ZHGËNJIMI – “Unë jam i zhgënjyer nga vetja ime. Nuk po arrij t’i ndryshoj gjërat dhe të futem në kokat e lojtarëve. Jam i zhgënjyer sepse një trajner duhet t’i transmetojë gjithçka ekipit të tij. Mund të gabojmë teknikisht, por është problem i madh kur mungon dëshira për të vuajtur. Jam më shumë i zhgënjyer nga vetja sesa nga lojtarët. Një jetë rresht më kemi thënë që nuk bëj për Milanin si lojtar, por lidershipi nuk mund të blihet me para. Nuk mund të shkosh në supermarket dhe t’i thuash shitësit: ‘Të lutem, dua 10 euro lidership’.”

BAKAJOKO – ‘Timuenë e kam parë mirë. Ajo që ndodhi në Kupë është e dokumentuar me foto dhe video. Po e dëgjoj nga ju gazetarët që lojtari dëshiron të largohet. Ai ka bërë një sezon të rëndësishëm dhe ndihet mirë në Itali. Jam dakord me Reinën, jemi akoma në vitet 1800, por jo të gjithë tifozët e pranishëm në stadium logjikojnë njësoj.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online