VIDEO | Mrekulli e Sanço-Gëce, Shalke përmbys gjithçka

0

Dortmundi dhe Shalke 04 vijën në pozicione të ndryshme në derbin e Vestfalisë. Verdhezinjtë kërkojnë fitoren për të vazhduar ndjekje e Bajernit, ndërsa “Blutë Mbretërorë” duan pikë për të shpëtuar nga rrëzimi një kategori më poshtë.

Sfida ka nisur e shpejtë, me duele dhe gola. Mario Gëce kaloi Dortmundin në avantazh në minutën e 14-të. Asist fantastik i Xhejdon Sanços, i cili gjen gjermanin dhe ky i fundit shënon me kokë.

Gëzimi i vendasve nuk ka zgjatur shumë, pasi Shalke barazoi shifrat pas katër minutash. Kaliguri u tregua i saktë nga pika e penalltisë, ndërsa Salif Sane shënoi të dytin për miqtë në minutën e 29-të.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.