“Vetëm për emrin e modh”, Fanatics drejt Gjirokastrës

Tirana do të ketë mungesa të rëndësishme nesër kundër Luftëtarit. Majkëll Ngo është i pezulluar me kartonë të verdhë, kurse për arsye dëmtimesh nuk mund të luajnë Dorian Kërçiku, Eni Imami dhe Erando Karabeci. Trajneri Ardian Mema është munduar që të ndërtojë një formacion konkurrues, pavarësisht mungesave.

Nesër bardhebluve të paktën nuk do t’u mungojë mbështetja e tifozëve, atyre ultras. Tirona Fanatics prej ditësh kishin njoftuar praninë e tyre në Gjirokastër, ndërkohë që së fundmi edhe kanë dalë me një njoftim dhe bëjnë me dije detajet e organizimit.

“Nesër drejt Gjirokastrës, arsye për mungesa NUK KA! Tirona ka nevojë për ne, Tirona ka nevojë për të vetmen gjë të pastër që ka, Tirona Fanatics! Nisja nga stadiumi ne 10:30, prezenca detyrim! Mos e le pa ardh, vetëm për emrin e modh të TIRONËS! Shifena nesër!”, shkruajnë Fanatics në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online