Gara për titull, Starova: Skënderbeu e ka mendjen për të shitur

0

Sulejman Starova beson gara për titullin kampion do të mbetet midis Partizanit e Skënderbeut dhe s’do të ketë “palë të treta”. Gjatë emisionit “Rubrika Sportive” në “RTSH”, ish-trajneri i njohur i Superiores tha se Partizani është ekipi më i favorizuar në garën për titull.

Kjo për shkak të dënimit të Skënderbeut nga UEFA dhe prej faktit se korçarët në ndryshim nga kryeqytetasit po mendojnë për të shitur lojtarë cilësorë në merkaton e janarit. Fidan Aliti është një prej atyre që ka më së shumti oferta.

“Deri më tani në kampionat për titullin po rivalizojnë vetëm Skënderbeu dhe Partizani. Ekipet e tjera do luftojnë për vendet që mbeten. Diferencat nuk janë të mëdha, por i tillë është ky kampionat. Partizani është skuadër më e mirë e momentit, këtë e them duke pasur parasysh që Skënderbeu është i dënuar dhe për faktin që po përflitet se ata po mendojnë për të shitur disa lojtarë në merkaton e janarit. Është e sigurt që lufta për trofeun do të jetë midis tyre”, tha Starova.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.