Real Madridi ka arritur akordin me yllin belg te Çelsit, Eden Hazard. Sulmuesi 28-vjeçar pritet të jetë njeriu që do të zëvendësojë Kristiano Ronaldon në “Bernabeu” dhe të gjithë tifozët madrilenë po presin me padurim prezantimin e tij.
Siç zbulohet nga AS, Eden Hazard do të prezantohet me fanellën e Realit ditën e hënë, pak ditë pas përfundimit të finales së Europa League, që luhet mes Çelsit dhe Arsenalit. Mësohet se Reali ka paguar plot 130 milionë euro për shërbimet e Hazard, që shpeshherë ka thënë publikisht se ëndërron një kalim te Reali.
Edhe rikthimi i Zinedin Zidan në krye të “Galaktikëve” ka ndikuar në vendimin e yllit belg, që do të jetë dhe blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit kryqytetas spanjoll.