Gabimi trashanik i Portos, si “Dragonjtë” e refuzuan Zhoao Feliks

Porto është një nga skuadrat me akademitë më të mira në botë dhe talentet që kanë dalë nga kjo skuadër janë të shumtë. Megjithatë, klubi portugez ka bërë dhe shumë gabime, që nga shitja e yjeve, deri te refuzimi i talenteve për t’iu bashkuar akademisë së tyre.

Para 5 vitesh, Zhoao Feliks ishte vetëm 14-vjeç dhe përfaqësuesit e tij menduan ta dergonin te akademia e Portos. Pasi qëndroi rreth 2 javë te akademia e “Dragonjve”, vëzhguesit teknik i thanë të bënte gati valixhet dhe të largohej, pasi fiziku i tij ishte shumë i vogël.

Feliks vendosi që t’i bashkohej akademisë së Benfikës në moshën 15-vjeçare dhe aty e pranuan, duke e rritur si futbollist dhe duke i dhënë mundësinë që të luajë me ekipin B që në moshën 16-vjeçare. Vetëm 1 sezon e gjysmë me Benfikën B dhe Feliks kaloi te ekipi A, ku tregoi paraqitje të shkëlqyera. Sezoni i shkuar, ishte shpërthimi i yllit portugez, i cili shënoi 15 gola dhe siguroi një kalim te Atletiko Madrid… për plot 126 milionë euro. Një tjetër gabim trashanik i Portos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online