Jo vetëm Partizani, edhe Tirana në garë për mesfushorin

Rron Broja, mesfushori qendror që u largua para pak ditësh nga Shkupi, ka disa oferta të rëndësishme. Shkëndija e Tetovës, që e ka dashur edhe në të shkuarën, i ka kthyer sërish sytë nga 23-vjeçari dhe po tenton ta bindë të nënshkruajë për ta.

Gjithsesi konkurrenca është e madhe dhe dëshirës e Brojës është që të luajë në një kampionat më të fortë. Një nga klubet që është vënë pas mesfushorit është edhe Partizani, sikurse raportojnë kolegët tanë të “Infosport.mk”.

Broja ka edhe simpatizues të tjerë dhe SportEkspres.com mëson se edhe Tirana është e interesuar për të. Në Kosovë gjithashtu po tentojnë ta bindin, ndërkohë që lojtari duhet të mendohet mirë dhe të vendosë se ku do e vazhdojë karrierën. Luksin e ka që të zgjedhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online