Las Vegas Lajts është një klub futbolli, i cili është krijuar vetëm një vit e gjysmë më parë. Ekipi luan në “USL Championship” në Amerikë, që është një ligë që është krijuar që në vitin 2011. Deri këtu është çdo gjë korrekte dhe e zakonshme.
Në rast se gërmojmë më shumë për klubin e Las Vegasit, atëherë do të zbulojmë se nga lajmet e fundit, ky klub ka bërë diçka të pazakontë dhe të rrallë për botën e futbollit dhe jo vetëm. Siç dihet, çdo klub futbolli ka një sponsor, dhe Las Vegas Lajts, ashtu si të gjithë ka një sponsor, që quhet “Two Roots Brewing Co.”.
Kjo e fundit është një birrari, që bazën e saj e ka në San Diego dhe njihet shumë për prodhimin e birrës së mbushur me kanabis. Po, e dëgjuat mirë, birrë e mbushur me kanabis. Kjo birrë nuk lejohet nga ligjet e shtetit të Nevadës dhe për këtë arsye një version pak më ndryshe i birrës me kanabis do të lejohet të shitet në afërsi të stadiumit, kur Las Vegas Lajts të luajnë në shtëpi.
Vërtet diçka e pazakontë dhe shumë e çuditshme, sidomos për botën e futbollit…