Fury: Joshua ka marrë fund, mua nuk më rreh kurrë

Tyson Fury ishte ndër të parët që mbështeti boksierin Anthony Joshua pas humbjes befasuese të këtij të fundit ndaj Andy Ruiz. Megjithatë, zemërgjerësia e Fury-t nuk zgjati shumë dhe pak ditë më vonë boksieri anglez u kthye në origjinë duke lëshuar një lum kritikash ndaj bashkëkombësit të tij.

“Kur një person dorëzohet, do ta bëjë sërisht, kjo është  e sigurt. Është shumë e vështirë ta marrësh veten nga kjo gjë. Unë jam i mendimit që ai s’do e marrë dot veten. Ka marrë fund”.

“Shumica e njerëzve besonin se ai njeri mund të më rrihte mua. Në çfarë universi mund të ndodhte kjo gjë? Çfarë dreqin po mendonin këta njerëz. Përsa i përket fizikut ai nuk ka të dytë, por në boks po u godite në mjekër e të kapi paniku, muskujt s’të ndihmojnë. Më vjen mirë që dy ndër boksierët me fizikun më të mirë janë mundur nga dy njerëz të shëndoshë”. (Fury mundi Wladimir Klitschko-n në vitin 2015)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online