Formacionet zyrtare | Kastrioti “bunker”, Shehi nuk bën asnjë surprizë

“Redi Maloku” pret një ndeshje të Superiore pas shumë vitesh. Ka provuar edhe Iliria të luajë në elitë, por tanimë këtë stadium e ka kthyer në shtëpi Kastrioti. Përballë ka Skënderbeun dhe tanimë janë bërë publikë edhe formacionet.

Trajneri Orges Shehi nuk ka pasur dyshime dhe e ka plotësuar menjëherë protokollin. Formacioni është i njëjtë me të dy ndeshjeve të para, në Superkupë me Laçin dhe në kampionat me Skënderbeun. Bie në sy mungesa e afrimit të fundit, anësorit Realdo Fili, i cili nuk është grumbulluar për takimin me Kastriotin.

Plori ndërkohë kërkon ekuilibër nga skuadra e tij, që do të rreshtohet me skemën 4-5-1, me Rahim që do të jetë i vetëm në sulm. Krutanët do kërkojnë të shfrytësojnë shpejtësinë e greko-sudanezit. Domgjoni dhe Ymeraj janë titullarë, ndërkohë që në stol kanë përfunduar Marku e Shehu.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 2

E diel, më 26 gusht, ora 16:45
Stadiumi “Redi Maloku”, Fushë-Krujë

KASTRIOTI – SKËNDERBEU

Kastrioti: Kuka, Husein, Lila, Çela, Domgjoni, Stijepoviç, Mziu, Çutra, Ymeraj, Bardhi, Rahim. (Në dispozicion: Puja, Shehu, Atsina, Caca, Vatnikaj, Shehi, Marku).
Trajner: Elvis Plori

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi, Dita, Muzaka, Demte, Gripshi, Bregu, Krasniqi. (Në dispozicion: Dajsinani, Lulaj, Kaba Sambou, Gavazaj, Pëllumbi, Ajzeraj, Oto Xhon).
Trajner: Orges Shehi.

Gjyqtarë: Kreshnik Cjapi, Ilir Tartari, Orgest Grabova, Emirion Sino
Delegat: Marjus Sulejmani; Vëzhgues: Mikel Shestani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online