Alkaser drejt Dortmundit, zbulohen shifrat e marrëveshjes

0

Pako Alkaser është pranë kalimit te Borusia e Dortmundit. Gjithçka do të zyrtarizohet ditën e hënë dhe gjermanët kanë arritur akordin me Barcelonën për huazimit me të drejtë blerje të sulmuesit.

Siç citon “Bild”, Dortmund do të paguajë 2.2 milionë euro për huazimin një-vjeçar të sulmuesit dhe në verën e ardhshme do të paguajë dhe 20-25 milionë euro për blerjen e plotë të lojtarit.

Një marrëveshje e ngjashme me kalimin e Andre Gomez tek Evertoni. Anglezët paguan 2.5 milionë euro për huazimin e tij, por në ndryshim nga rasti i Alkaser, ata nuk kanë të drejtë blerje për mesfushorin portugez.

Alkaser la Valencian në vitin 2016 për të kaluar në Katalonjë, por ai nuk arriti dot të ishte një titullar fiks. Konkurrenca në repartin ofensiv të Barcelonës është e madhe dhe 24-vjeçari është gati për të nisur aventurën gjermane.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.