Flet e ëma: Ken një mrekulli e Zotit, ju tregoj telefonatën që më ndryshoi jetën!

Moize Ken është një nga emrat dhe talentët më të përfolur në Itali. Sulmuesi i Juventusit po gëzon një formë të shkëlqyer, madje gjeti golin dhe me kombëtaren e madhe. 19-vjeçari me origjinë nga Bregu i Fildishtë provoi thirrjet raciste të tifozëve të Kaljarit në ndeshjen e së martës, por mamaja e tij nuk dëshiron të ndalet te kjo çështje.

Isabel kujton momentin kur djali i saj i vogël e mori një ditë herët në telefon dhe i tregoi surprizën e bukur. Ajo e quan mrekulli lindjen e Moizes. Doktorët i kishin bërë të ditur Isabelës që nuk mund të lindte më fëmijë, por e pabesueshmja ndodhi.

i

Ne kemi qenë të varfër. Një ditë, Moize më mori në telefon në orën 5:30 të mëngjesit dhe më tha: ‘Mama, kam një surprizë për ty’. Iu përgjigja: ‘Jooo, mos më thuaj se nuk ke firmosur me Juventusin’. Ai filloi të fliste: “Firmosa dhe që nga sot ti do e lësh punën dhe do të fillosh të jetosh me mua në Torino’.

Lindja e tij ishte një mrekulli. Doktorët më kishin thënë që nuk mund të lindja më. Qaja dhe i lutesha Zotit. Xhovani (vëllai më i madh i Moizes) më lutej për një vëlla të vogël. Një natë pashë një ëndërr me të. Moize erdhi të më ndihmonte dhe pas katër muajsh mbeta shtatzënë me të”, përfundon e ëma e sulmuesit për ”Tuttosport”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online