Të pafat te penalltitë, Shqipëria U-16 mposhtet nga Peruja

0

Shqipëria U-16 ka startuar sot rrugëtimin në UEFA Development 2019 Në sfidën e parë, kuqezinjtë janë përballur me Perunë, ndeshje e cila përfundoi me rezultatin 1-1 në kohën e rregullt, por të besuarit e Beqirit u mposhtën nga pika e bardhë e penalltisë.

Ishin 16-vjeçarët nga Peruja që kaluan të parët në avantazh, falë golit të Tandazos në minutën e 37’ të takimit. Megjithatë, kuqezinjtë tanë nuk u dorëzuan dhe arritën të barazonin me anë të sulmuesit Torraj, duke çuar ndeshjen te pika e bardhë e penalltive, ku më pas u treguan të pasaktë.

Pas kësaj humbjeje, Shqipëria do të përballet me Italinë, ditën e shtunë ora 11:00. Kompeticioni UEFA Development 2019 po zhvillohet në Slloveni.

UEFA Development 2019, Slloveni

(U-16) Shqipëri – Peru  1-1
Torraj 64’ / J. Tandazo 37’

Shqipëria U-16: Rroku(C), Pjeshka, Frroku, Janaqi, Hajdari, Shehu, Mataj, Preka, Bocaj, Hajdaraj, Torraj. Trajner: Elvin Beqiri

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.