Moize Ken është një nga emrat dhe talentët më të përfolur në Itali. Sulmuesi i Juventusit po gëzon një formë të shkëlqyer, madje gjeti golin dhe me kombëtaren e madhe. 19-vjeçari me origjinë nga Bregu i Fildishtë provoi thirrjet raciste të tifozëve të Kaljarit në ndeshjen e së martës, por mamaja e tij nuk dëshiron të ndalet te kjo çështje.
Isabel kujton momentin kur djali i saj i vogël e mori një ditë herët në telefon dhe i tregoi surprizën e bukur. Ajo e quan mrekulli lindjen e Moizes. Doktorët i kishin bërë të ditur Isabelës që nuk mund të lindte më fëmijë, por e pabesueshmja ndodhi.
“It’s 2019 folks, it’s 2019”
???? Moise Kean celebrated with the perfect response after being subjected to racist abuse all game
?? An 85th minute goal
?? This young man has a bright future ahead of him #SerieA | @footballitalia pic.twitter.com/tHjJUhRYXn— Premier Sports ? (@PremierSportsTV) April 3, 2019
i
“Ne kemi qenë të varfër. Një ditë, Moize më mori në telefon në orën 5:30 të mëngjesit dhe më tha: ‘Mama, kam një surprizë për ty’. Iu përgjigja: ‘Jooo, mos më thuaj se nuk ke firmosur me Juventusin’. Ai filloi të fliste: “Firmosa dhe që nga sot ti do e lësh punën dhe do të fillosh të jetosh me mua në Torino’.
Lindja e tij ishte një mrekulli. Doktorët më kishin thënë që nuk mund të lindja më. Qaja dhe i lutesha Zotit. Xhovani (vëllai më i madh i Moizes) më lutej për një vëlla të vogël. Një natë pashë një ëndërr me të. Moize erdhi të më ndihmonte dhe pas katër muajsh mbeta shtatzënë me të”, përfundon e ëma e sulmuesit për ”Tuttosport”.
Moise Kean’s mother: “We had little money. Then one day Moise calls me at 5:30AM and says: Mom I’ve a surprise. I told him: No, don’t tell me you didn’t sign with Juve. He replied: I did and starting today you will quit your job and live with me in Turin.” https://t.co/ci2jXsUTWH
— SPORTbible (@sportbible) April 4, 2019