Flamurtari me mungesa përballë Kukësit, Daja luan pa sulm

Situata te Flamurtari nuk duket aspak e mirë, si jashtë fushave të lojës, ashtu dhe brenda saj. Pika e marrë përballë Teutës u vlerësua si një rezultat pozitiv për skuadrën vlonjate, por ky rezultat pati dhe disa pasoja.

Elton Kale u ndëshkua me karton të verdhë përballë Teutës vetëm pak minuta para se të zëvendësohej nga Daja, duke plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Kale bëri një ndeshje shumë pozitive përballë Teutës dhe do të jetë mungesa më e rëndësishme për kuqezinjtë në takimin përballë Kukësit.

Mbrojtësi dhe kapiteni i skuadrës, Franc Veliu u ndëshkua me karton të kuq në minutat e para të pjesës së dytë dhe do të mungojë edhe ai në sfidën e fundjavës përballë ekipit verilindor. Por problemet nuk mbarojnë këtu për teknikun Daja. Me Kalen me kartona dhe me Bushiç të larguar, do t’i duhet të bëjë edhe pa shërbimet e Torasës, i cili po ashtu ka mbushur numrin e kartonëve.

Ndeshjen përballë Teutës pa mesfushorin Batha të bëjë “pykën” në majë të sulmit dhe me shumë gjasa, do të luajë në të njëjtin pozicion edhe përballë Kukësit. Ndoshta mund t’i besohet dhe Ribajt, por për momentin, trajneri Daja duket se nuk ka asnjë sulmues për të shqetësuar mbrojtësit e Kukësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online