Flamuri i Kosovës tërbon Serbinë, klubi i Berishës bie pre e presionit politik

Ahmat Arena është stadiumi i ekipit rus të Ahmat Groznit, ku luajnë Bernard Berisha, Odise Roshi dhe Bekim Balaj. Ky klub ka traditë të vendosë në stadium flamujt e të gjitha vendeve nga vijnë lojtarët e tij. Mes flamujve të ndryshëm qëndron edhe ai i Kosovës për nder të Bernard Berishës.

Ky fakt ka ngjallur reagimin e ambasadorit serb në Rusi. Ai e sheh të habitshme vendosjen e flamurit të Kosovës në stadiumin rus. Duhet të përmendim që dy shtetet kanë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin dhe Rusia është një nga vendet që nuk e ka njohur akoma pavarësinë e Kosovës.

“Është shumë e habitshme paraqitja e flamurit të Kosovës në Ahmat-Arena. Ne presim që autoritetet lokale të reagojnë në përputhje me pozitën zyrtare të Federatës Ruse.”, thuhet në reagimin e ambasadorit serb, Slavenko Terziç.

E menjëhershme ka qenë përgjigja e klubit rus nëpërmjet zëdhënësit për shtyp, Ramazan Umarov. Ai e sheh të zmadhuar dhe të pakuptimtë deklaratën e ambasadorit serb.

“Nuk e kuptoj pse e thotë këtë. Ky flamur nuk u paraqit në stadium dje apo sot. Ai ka qëndruar i varur për disa vite aty. Tek ne aktivizohet Bernard Berisha, i cili luan për ekipin e përfaqësueses të Kosovës. Në stadium varen të gjithë flamujt e ekipeve përfaqësuese, që luajnë lojtarët tanë. Përveç Kosovës, janë flamujt e Shqipërisë, Kroacisë apo Senegalit. Pse bëhet kaq zhurmë për hiçgjë? Nuk e kuptoj politikën. Vetëm mund të them pse ai flamur është i varur dhe nuk e di nëse do të hiqet apo jo.”, u shpreh i Ahmat Groznit. Megjithatë, pak orë pas kësaj deklarate, klubi çeçen mori vendim për të mos mbajtur më asnjë flamur në ambientet e stadiumit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online