Danilo Alvesh gjithnjë vendimtar, Flamurtari thyen edhe “tersin” Laçi
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 16 E diel, më 9 dhjetor, ora 17:00 Stadiumi “Flamurtari”, Vlorë
FLAMURTARI 1-0 LAÇI Shënues: Alvesh 43′
Flamurtari: Koliçi, Siljanovski, Alla, Veliu, Kotobelli, Pollozhani (Hyseni 55′), Mustafa, Rrapaj (Musta 73′), Alvesh, Kale (Ymeraj 81′), Bushiç. Trajner: Ilir Daja. Të gatshëm: Qirko, Qarri, Ribaj, Beqaj.
Laçi: Selmani, Fangaj, Toro, Mersinaj, Sefgjini (Altiparmakovski 77′), Gjoni, Jonuzi, Lushkja, Berisha (Deliu 46′), Shtubina, Xhixha. Trajner: Migen Memelli. Të gatshëm: Hasanbelli, Bushi, Dragoj, Pjeshka, Smaçi.
Kartonë të verdhë: Bushiç 18′, Alvesh 44′, Mustafa 56′, Hyseni 70′ / Mersinaj 15′, Shtubina 36′, Berisha 44′, Deliu 79′, Xhixha 88′Gjyqtarë: Glen Tonna, William Debattista, Paul Toledo, Ishmael Barbara Delegat: Petrit Brahja; Vëzhgues: Albano Janku
DIREKT 90′ – Altiparmakovski devijon një pasim që i vjen nga e majta, por Koliçi bëhet hero, i ndihmuar dhe nga shtylla, “gardiani” e kalon dhe këtë moment të vështirë. 55′ – E pabesueshme çfarë humbet Alvesh, i cili me një lëvizje akrobatike tenton godet bukur, por vetëm traversa e ndal nga shënimi i golit të dytë. 54’ – Kale bëhet i papërmbajtshëm nga e majta, duke kaluar dhe Selmanin, por braziliani shkon shumë pranë fundores, duke e pasur të pamundur që të shënojë golin e dytë për vlonjatët. 43′ – Alvesh godet nga distanca, topi devijohet dhe bëhet i paarritshëm nga portieri Selmani. 27’ – Kale provon të krijojë një situatë të rrezikshëm nga e djathta, braziliani gjen hapësirë dhe kroson brenda zone, por Bushiç nuk arrin dot të godasë, pasi topi ishte tepër i fortë. 21’ – Pas harkimit nga e majta Koliçi nuk arrin ta kontrollojë dot topin siç duhet, por asnjë nga lojtarët kurbinas nuk arrin dot ta shfrytëzoj këtë moment. 7’ – Pas një harkimi nga e djathta, Bushiç pretendon për një tërheqje nga ana e një prej mbrojtësve të Laçit. Asgjë për gjyqtarin maltez, ndonëse duket një moment mjaft i diskutueshëm. 1′ – NIS NDESHJA!