Humbja në “Old Trafford” kundër PSG-së me rezultatin 2 – 0, ishte një goditje tepër e fortë për Mançester Junajtid. Nën drejtimin e Ole Gunar Solskjaer klubi anglez po “fluturonte”, duke mos njohur humbje prej më shumë se dy muajsh.
Përveç faktit që tani kualifikimi për në Champions është bërë një “mision i pamundur” një pasojë tjetër e rëndë e përballjes ndaj francezëve ishin dhe dëmtimet e sulmuesve anësorë Antoni Marsial dhe Xheni Lingard.
Të dy lojtaret kryen zëvendësime të detyruara pas tërheqjeve muskulore. Ka qenë vetë trajneri i Mançester Junajtid, ai që ka zbuluar para medieve se të dy futbollistëve do t’u duhen dy ose tre javë për t’u rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të grupit.
Ole has an update on the fitness of @JesseLingard and @AnthonyMartial. #MUFC
— Manchester United (@ManUtd) February 15, 2019
Lingard e Marsial humbasin takimin e “FA Cup” ndaj Çelsit, përballjen kundër Liverpulit dhe Sauthemptonit në kampionat dhe me shumë gjasa dhe ndeshjen e kthimit ndaj PSG-së më datë 6 mars.