FIFA publikon renditjen: Belgjika parakalon Francën, Shqipëria “+1”

Është publikuar renditja e re e FIFA-s për muajin gusht dhe ka një ndryshim pas ndeshjeve të Nations League. Belgjika ka marrë vendin e parë, duke parakaluar Francën kampionë të Botës. Diferencë shumë e vogël në pikë, por belgët janë të parët.

Shqipëria ndërkohë është përmirësuar në renditje me një pozicion. Tashmë kuqezinjtë pozicionohen në vendin e 57-të. Skuadra e drejtuar nga Kristian Panuçi së fundmi mori një fitore me Izraelin dhe u mposht nga Skocia në ndeshjen e Nations League.

Ngjitje edhe për Kosovën, që pas barazimit pa gola në Azerbajxhan, bëri detyrën në stadiumin ‘Fadil Vokrri” kundër Ishujve Faroe. Rezultatet e marra në këto dy ndeshje kanë bërë që të renditet në vendin e 138-të. Tri shkallë të ngjitura nga Dardanët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online