E konfirmuar, Kukësi pa dy titullarë ndaj Kamzës

Kukësi përballet me Kamzën në fundjavë. Në ndeshjen që do të zhvillohet në Shkodër të dielën pritet që trajneri Armando Cungu të mos ketë sërish mbrojtësin Simo Rrumbullaku. Gjatë kësaj jave ai nisi stërvitje me grupin, por ende nuk është gati.

Gjithashtu nuk ia del dot as mesfushori Besar Musolli. Ndaj Teutës ai la fushën e lojës në pjesën e parë dhe ende pret përgjigjen e rezonancës për të mësuar shkallën e dëmtimit dhe kohën e rikuperimit.

Për momentin e sigurt është që nuk do të jetë në ndeshjen e kësaj jave me Kamzën. Në dyshim mbetet ende kapiteni Ylli Shameti, i cili mungoi edhe në ndeshjen e javës së shkuar ndaj durrsakëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online