Roxher Federer humbi një finale dramatike ndaj rivalit serb Novak Xhokovicc. Tenisi zviceran pati dy mundësi të shkëlqyera për të mbyllur ndeshjen me dy “matchpoint”, por kundërshtari ia doli të përmbyste gjithccka. Në daljen për shtyp në përfundim të takimit, Federer deklaroi se ishte i kënaqur nga paraqitje që bëri pavarësisht se trofeu i 9 i “Wimbledon” nuk u bë i tij.
“Nuk u mërzita kur humba 2 “matchpoint”-et, isha akoma në lojë dhe kisha besim se mund të fitoja. Në tenis mundohesh të shikosh gjërat pozitive. Bëra një ndeshje të mirë, dhe isha shumë afër fitores. Jam shumë i kënaqur paraqitjen time. Novak është një tenist shumë i mirë që ka vite që luan në këtë nivel kaq të lartë”.
“Jeta vazhdon. Do mundohem të harroj gjërat e këqija dhe të kujtoj gjërat e mira, të cilat nuk ishin të pakta. Është diçka mendore, e konsideroj veten një njeri të fortë. Nuk duhet të ndihem i mërzitur për një kohë të gjatë, thjesht kam humbur një ndeshje tenisi”.