“Falëminderit për gjithçka”, Spaleti rikthehet të flasë

Antonio Konte u zyrtarizua sot si trajner i ri i Interit, duke zëvendësuar italianin tjetër, Luçiano Spaleti. Ky i fundit drejtoi Interin për dy sezone. Në fillim të sezonit 2017-18, Spaleti u largua nga Roma për të marrë drejtimin e zikaltërve, por nuk ia doli që të rivalizonte me Juventusin dhe Napolin për titullin kampion.

Pas dy sezonesh të plota, bordi drejtues i Interit vendosi të bëjë ndryshime në stol, duke marrë Konten në vend të Spaletit. Ky i fundit është rikthyer të flas pas divorcit me zikaltërit. Në një postim të tij në Instagram, falënderoi presidentin Zhang që i besoi, duke shkruar:

“Falëminderit president, që më dhe mundësinë të drejtoj Interin”. Në komentet e këtij postimi, shumë tifozë kanë shprehur mirënjohjen e tyre kundrejt trajnerit italian, që me shumë gjasa do të vazhdojë një aventurë të re në një të ardhme të afërt.

 

View this post on Instagram

 

GRAZIE PRESIDENTE per avermi concesso l’onore di allenare l’Inter. @stevenzhang91 @inter

A post shared by Luciano Spalletti (@lucianospalletti) on

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *