Evertoni trondit merkaton, 60 milionë € për talentin e panjohur

Po, është e vërtetë, klubi i Evertonit është gati të bëjë një çmenduri të vërtetë financiare, pasi ka ofruar 60 milionë euro për të sjellë në skuadër  sulmuesin e Uatfordit, Riçarlison. Një shifër kjo që tregon sesa të fuqishme janë klubet angleze nga ana financiare falë të ardhurave astronomike që përfitojnë nga drejtat televizive që nuk kanë të krahasuar.

Lajmi bëhet i ditur nga burime të “BBC”, ku sipas medies shtetërore angleze negociatat për lojtarin janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes përfundimtare. Po kush është Riçarlison, lojtari që ka ”marrosur” drejtuesit e Evertonit.

Bëhet fjalë për një 21-vjeçar brazilian që luan prej vetëm një sezoni në Angli me skuadrën e Uatfordit. Riçarlison aktivizohet si sulmues i krahut të majtë dhe 38 paraqitjet e tij me ekipin në pronësi të familjes italiane Poco, ka arritur të shënojë pesë gola, si dhe të ndihmojë shokët e skuadrës me pesë asistime, shifra mbresëlënëse për një lojtar të moshës, por asgjë për të vënë duart në kokë, e sidomos për 60 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online