Ethemi: Kupa? Kukësi i vendos objektivat që në fillim!

Sulmuesi i Kukësit, Valon Ethemi po kalon një moment shumë të mirë dhe ka gjetur shpeshherë rrugën e rrjetës. Edhe në takimin e Kupës së Shqipërisë përballë Apolonisë, 21-vjeçari arriti të shënojë dhe të ndihmojë skuadrën e tij të kualifikohet. Pas ndeshjes, sulmuesi foli për mediat dhe fillimisht komentoi sfiden me fierakët.

NDESHJA – “Normalisht që ishte një kualifikim i vështirë. Apolonia na nxori punë dhe na e bëri shumë të vështirë, si në Fier, si këtu. Atje na mposhtën 2-1 dhe këtu u mbrojtën shumë mirë. Gjithsesi ia dolëm që të shënon dy golat që na duheshin dhe të kualifikohemi.

GOLI – “Shënimi i golit është një ndjesi e bukur, të motivon, të bën të punosh me shumë. Nuk kemi bërë ndeshje të mira, por rëndësi kanë pikët. Pak e nga pak shpresoj të dalim edhe te loja e mirë e të vazhdojmë të marrim pikë.”

KONKURRENCA – “Çdo lojtar që vjen, vjen në të mirë të ekipit. 25 lojtarët që stërvitemi jemi këtu për të dhënë më të mirën dhe të ndihmojmë skuadrën. Konkurrenca na bën mirë dhe na bën të punojmë më shumë dhe të marrim atë që meritojmë.”

KUPA – “Siç e dini, Kukësi i shpall objektivat në fillim të sezonit. Objektivi ynë është të shpallemi kampionë dhe të fitojmë titullin, por dhe Kupa nuk mbetet pas. Do t’i synojmë të dyja kompeticionet bashkë”,- përfundoi sulmuesi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online