Superiorja rimerr skenën, pesë “finale” në tre ditë

Dje u zhvilluan ndeshjet e kthimit të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë dhe fokusi rikthehet te kampionati. Në fazën çerekfinale kanë kaluar tetë skuadra të elitës, me Flamurtarin e Kastriotin që mbeten jashtë gare për kompeticionin e dytë më të rëndësishëm në vend.

Kështu, tanimë radha është për javën e 21-të të Kategorisë Superiore. Gjithçka nis të shtunën, kur Partizani do të luajë me Kastriotin. Do të jetë ndeshje ndryshe nga ajo e Kupës dhe të kuqtë e kanë detyrim fitoren. Krutanët e Devollit po kalojnë një moment të mirë dhe do tentojnë të mos dalin pa pikë.

E sdiela do të jetë e ngarkuar me ndeshje. Dy takime luhen nga ora 14:00. Sytë janë në Kamzë dhe Gjirokastër. Kukësi pret Tiranën, kurse Luftëtari Flamurtarin. Tri orë më pas një përballje mjaft interesante zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana”. Teuta-Kamza është e gjitha për t’u parë.

Java e 21-të e Superiore mbyllet në Korçë, aty ku Skënderbeu kërkon fitoren pas 7 javësh. Përballë do të ketë Laçin, që së fundmi u mund në shtëpi nga Luftëtari. Korçarët me kurbinasit këtë sezon kanë marrë vetëm një pikë, madje në ndeshjen e parë në fushën e tyre e panë veten në disavantazh.

Kategoria Superiore – Java 21

E shtunë, më 9 shkurt
Ora 17:00 | Partizani-Kastrioti

E diel, më 10 shkurt
Ora 14:00 | Kukësi-Tirana
Ora 14:00 | Luftëtari-Flamurtari
Ora 17:00 | Teuta – Kamza

E hënë, më 11 shkurt
Ora 18:00 | Skënderbeu-Laçi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online