Zgjedhjet e UEFA-s, Duka përballë sfidës së madhe

Sot  në Roma Cavalieri Hotel do të zhvillohet Kongresi i Zakonshëm i UEFA-s, parlamenti i përvitshëm i futbollit Europian.

UEFA dhe 55 federatat anëtare do të mblidhen në kryeqytetin italian, ku presidenti Aleksandër Çeferin do të konfirmohet për një mandat 4-vjeçar, pas 2 vitesh e gjysmë në drejtim, kur pasoi Mishel Platini, i cili u largua për shkak të skandalit të korrupsionit.

Çeferin është tashmë kandidati i vetëm, ndaj nuk ka ndonjë interes të madh në lidhje me rizgjidhjen e tij.

Pas presidentit, do të zhvillohen zgjedhjet edhe për Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, ku do të zgjidhen 8 anëtarë, nga të cilët do të jetë të paktën një femër.

Pikërisht për Komitetin Ekzekutiv garon sërish presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili në vitet e fundit ka punuar shumë për imazhin e Federatës Shqiptare në arenën ndërkombëtare, ka krijuar jo pak lidhje e ka bërë jo pak takime, në një kohë që suksesi i kombëtares në Euro 2016 ka qenë një armë e fortë për të treguar se futbolli shqiptar e meriton të ketë një përfaqësues në UEFA, të paktën për 4 vitet e ardhshme.

Ceremonia nis paraditen e sotme, rreth orës 9.30, ndërsa do të përfundojë rreth orës 13.00.

The UEFA Headquarters in Nyon, Switzerland

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online