Ekskluzive: Luftëtari befason, gjen pasuesin e Dejvi Bregut

Luftëtari ka marrë së fundmi një tjetër lojtar. Pas fitores me Laçin, për trajnerin Julian Ahmataj ka edhe një tjetër dhuratë nga drejtuesit. Sulmuesi vlonjate Ardit Hoxhaj do të jetë pjesë e bluzinjve. Edhe pse merkato është mbyllur, palët kanë gjetur një marrëveshje dhe me shumë mundësi gjirokastritët kanë lënë vende bosh në listën prej 25 lojtarësh.

Vetë lojtari, për SportEkspres.com tregon se e kërkoi vetë largimin dhe presidentët Takaj e Tavo ranë dakord mes tyre. “Po, jam larguar nga Skënderbeu. Ka qenë dëshira ime dhe ishte arritur një marrëveshje midis presidentëve që ditë më parë. Do të jem pjesë e Luftëtarit”.

Vlonjati shikohet si pasuesi ideal i Dejvi Bregut, i larguar në verë nga Luftëtari. Sulmuesi anësor do të ishte një forcë më shumë për bluzinjtë, që synojnë të sigurojnë sa më parë mbijetesën në Kategorinë Superiore. Gjithsesi duhet pritur konfirmimi i kalimit të Hoxhajt te gjirokastritët, pasi merkato zyrtarisht është mbyllur më 31 janar.

VLADIMIR PRENGA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online