Daliç: Perishiç lojtar fantastik, ja pse po vuan tek Interi!

Ivan Perishiç nuk po kalon një moment të mirë dhe u kërkoi drejtuesve të Interit largimin. Merkato ishte në ditët e fundit të saj dhe dëshira nuk iu plotësua lojtarit, i cili do të mbyllë sezonin me ngjyrat zikaltër mbi supe.

Pavarësisht kualitetit të lartë, lojtari nuk ka dhënë atë që pritet në Serie A. Më Kroacinë e tij “fluturon”, ndërsa me Interin duket si një lojtar normal. Mbi situatën e krijuar ka folur dhe Zllatko Daliç. Trajneri, i cili dërgoi Kroacinë në finalen e Kupës së Botës, ka folur për “Sky Sport.

Daliç nuk e ka të qartë se çfarë ka ndodhur gjatë merkatos së janarit, ndërsa thur elozhe për Perishiç. 30-vjeçari mbetet një lojtar fantastik dhe do të ketë gjithmonë besimin dhe mbështetjen e trajnerit të kombëtares kroate, i cili e mbyll prononcimin e tij dhe me një koment për Marselo Brozoviç.

Nuk mund të flas për çfarë ka ndodhur gjatë merkatos, por Ivan ka mbështetjen time të plotë. Ai është një futbollist fantastik, por nuk është asnjëherë e lehtë të jesh në formë të mirë pas një Botërori të madh. Ai ka luajtur shumë mirë me ne, ka bërë një punë të madhe gjatë gjithë Botërorit, ndërsa nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Brozoviç? Marselo ka dhënë 100% në Rusi. Shtatë ndeshje fantastike, që treguan se kush është roli i tij më i mirë, sepse i lejon të luajë me topin dhe t’i japë ritëm aksioneve”, përfundon Zllatko Daliç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online